E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudani njeh pavarësinë e Sudanit Jugor

Qeveria e Sudanit ka bërë të ditur se ka njohur zyrtarisht Republikën e Sudanit Jugor, një ditë para se fqinji i saj, të bëhet shteti më i ri në botë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri sudanez i Çështjeve Presidenciale, Bakri Hasan Saleh.

Jugu pritet të shkëputet sonte në mesnatë, një ndarje kjo bazuar në marëveshjen e paqes të vitit 2005, e cila i dha fund konfliktit disavjeçar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›