E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti G20-es, zgjidhje konkrete per krizen

Ne Samitin e G20-s qe do te zhvillohet ne Uashington me 15 nentor per gjetjen e nje pergjigjeje afatgjate lidhur me krizen financiare do te paraqiten masat konkrete qe do te merren per lehtesimin e krizes.

Lajmin e ka bere te ditur per agjencine e lajmeve “Reuters” nje diplomat evropian.

“Gjate samitit G20 mund te kete pasur nje vendim konkret dhe praktik dhe ky eshte fakt", tha diplomati.

"Kemi zgjedhur ta fillojme me nje samit per te derguar nje mesazh te forte politik, per te treguar se udheheqesit e shteteve te vendeve te medha po punojne per gjetjen e zgjidhjeve lidhur me krizen financiare", shtoi ai.

Samiti do te mbahet me kerkese te presidentit francez Nicolas Sarkozy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›