Kongo, rebelet shpallin armepushimin

Forcat rebele kane shpallur armepushimin pas kater dite luftimesh ne Kivun e Veriut, province ne perendim te Kongos. Gjenerali Laurent Nkunda i cili ka drejtuar trupat e Kongresit Kombetar per Mbrojtjen e Popullit, ka dhene urdher per ndalimin e zjarrit.
Ambasadori francez ne Kombet e Bashkuara, Jean-Maurice Ripert ka bere te ditur vendimin duke theksuar se eshte e nevojshme per nje nderhyrje te menjehershme ne kete zone e cila eshte ne nje krize humanitare.
“Ne besojme qe armepushimi te zgjase dhe shpresojme qe neser Nkunda te beje te ditur ndalimin e sulmit”, u shpreh Ripert duke shtuar se Keshilli i Sigurimit denon sulmet ushtarake.
Ai e ka cilesuar situaten humanitare te zones shume alarmante. Sipas tij, me shume se 50 mije persona jane ne rruge dhe kane shprese qe sekretari i pergjithshem Ban Ki Moon te dergoje nje zyrtar te nivelit te larte per te negociuar “sa me shpejt te jete e mundur”.