Si e shfrytezojne femijet informacionin vizual per tiu pershtatur mjedisit rrethues
Shkencetaret kane zbuluar nje menyre te re per te mesuar se si femijet e shfrytezojne informacionin vizual per tiu pershtatur mjedisit rrethues. Megjithese ka pasur teknologji dhe pajisje mjekesore prej vitesh asnjehere me pare keto pajisje nuk kane qene kaq te vogla sa te analizojne se si femijet e vegjel e shohin mjedisin rreth tyre. Studimet e fundit tregojne se perdorimi i kesaj teknologjie jep rezultate te rendesishme ne fushen e analizimit te zhvillimit perceptues njohes dhe social te femijes.
Imagjinoni sikur po e shihni boten permes syve te nje femije. Si orientohet ai ne mjedisin ku ndodhet Studiuesit ne Universitetin e Nju Jorkut nen drejtimin e Dr. Karen Adolph kane zbuluar nje metode te re per te analizuar kete proces.
Ky projekt studion shqisat pamore zhvillimin e tyre normal. Jane bere shume kerkime lidhur me shikimin ne rrethana artificiale. Megjithate pas mbi 100 vjet studimesh ende nuk dinim se ku i drejton njeriu syte ne jeten e perditshme dhe perse
Fin eshte 8 muajshe. Ajo eshte perfshire ne eksperiment dhe do te mbaje ne koke nje pajisje qe ndjek levizjet e syrit. Pajisja ka 2 kamera njera qe ndjek pamjen qe ka para syve femija ndersa tjetra qe ndjek levizjen e bebes se syrit. Nje kompiuter analizon te dyja pamjet qe xhirojne kamerat per te percaktuar se cfare po sheh Fin. Pajisja peshon rreth 45 grame.
Xhejson Bebkok eshte themelues i kompanise Positive Science me seli ne Nju Jork e cila ka zhvilluar pajisjen gjate dekades se fundit. Ai ka punuar per ta shnderruar pajisjen ne nje trajte sa me te vogel dhe te lehte qe te perdoret nga foshnjet.
Tani qe kamerat dhe ndjesoret jane kaq te vegjel mund te kapim imazhe qe kane te njejten madhesi sa gishti i vogel i dores. Tani mund te nderthurim teknologji qe deri dje na dukeshin te pamundura.
Metoda e ekipit eshte te analizoje se pari shikimin e femijes kur eshte i lire te levize e te luaje. Ajo qe zbuluan permes kesaj teknike e la ekipin te shtangur. Xhon Francak eshte studiuesi kryesor i projektit.
Kur e filluam projektin menduam se femijet do ti kishin gjithe kohen syte tek nena pasi kjo eshte ideja e pergjithshme qe ekziton ne fushen e analizimit te zhvillimit social te femijes.
Por ne nje dhome te mbushur me lodra dhe me pengesa qe duhet te kaloje duke u ngjitur apo duke u zvarritur femija shihte nga nena vetem gjysmen e kohes. Edhe nese i kishin syte nga nena femijet shihnin tek fytyra e saj vetem 15 per qind te kohes.
Nese femijet nuk e ndjekin nenen me sy aq shume sa mendohej me pare kjo ndryshon menyren si duhet te analizojme procesin e zhvillimit te femijeve duke mesuar nga te tjeret.
Por femijet gjithmone i hedhin nje shikim te drejtperdrejte objektit qe duan te marrin ne dore. Nje tjeter zbulim interesant eshte se megjithese 75 per qind te kohes femijet i hedhin veshtrim te drejteperdrejte pengesave qe kane perpara kur duan ti kalojne ato ky seshte nje proces i domosdoshem pasi femijet mund te analizojne shume mire informacionin nga shikimi periferik.
Shkencetaret po perpiqen te zbulojne metoda te reja per te realizuar studime baze por ata shtojne se teknologjia ekzistuese mund te gjeje zbatim ne nje numer fushash.
Ne te ardhmen mund te gjeje zbatim ne fushen e kurimit te problemeve te zhvillimit tek femijet apo studimet mjekesore.
Keta studiues sapo kane filluar ta kuptojne procesin e orientimit te femijeve te vegjel ne mjedisin rrethues. Ata thone se studimet e ardhshme mund ti ndihmojne mjeket te identifikojne terapi per femijet me autizem apo probleme ne levizje.