SHBA Rreth pese milione e gjysme amerikane kane qene pa pune per gjashte muaj apo me gjate

Afro pese milione e gjysme amerikane kane qene pa pune per gjashte muaj apo me gjate. Gjetja e nje pune te ngjashme me ate qe kane humbur shpesh eshte proces i gjate dhe stresues. Por nje program punesimi ne Nju Hampsher u jep te papuneve nje mundesi te perpiqen te gjejne pune ne sektore ku skane punuar me pare. Ne vazhdim ju njohim me nismen Kthehu ne Pune. Carol Nyber humbi vjet punen ne sektorin e prodhimit elektronik. Ajo e ka perjetuar kete gjendje edhe me pare. Gjate 20 vjeteve te fundit ajo ka mbetur pa pune disa here.
Eshte dicka shume e tmerrshme. Shqetesohesh si do te paguash faturat qerane ose kredine e shtepise.
Kur po kerkonte pune zonja Nyber mesoi per nismen Kthehu ne Pune qe administrohet nga Departamenti per Sigurine e Punesimit ne shtetin Nju Hampsher. Keith Badger eshte koordinator i programit
Aplikantet mund te marrin deri ne 24 ore trajnim ne jave per deri ne gjashte jave me nje punedhenes te caktuar.
Ai shpjegon se nisma krijon nje situate pozitive ku punonjesi vazhdon te perfitoje aftesi pune nderkohe qe vazhdon te marre asistencen e papunesise dhe i jep mundesi punedhenesit ta gjykoje individin per mundesine e punesimit.
Individi nuk ka ndonje detyrim ndaj punedhenesit. Punedhenesi nuk ka ndonje detyrim ndaj individit pervec procesit te trejnimit. Punedhenesi nuk i garanton pune individit po ashtu nese individit i mbushet mendja se trejnimi nuk ka vlere per te nuk eshte i detyruar ta vazhdoje.
Carol Nyber nuk ka plan te largohet. Ajo shpreson se do ti ofrojne pune kur te perfundoje trajnimin me kompanine Electropac.
Kam punuar ketu afro 2 vjet me pare. Ishte nje experience krejt tjeter. Heren e fundit isha inspektore. Tani operoj nje makineri.
Raymond Boissoneau BAH-sin-oh eshte president i kompanise Electropac nje nder mbi 400 bizneset ne kete shtet qe marrin pjese ne nismen e punesimit. Mundesia qe i ofrohet biznesit per te analizuar kandidatet per punesim gjate nje periudhe trejnimi thote ai i ndihmon te gjejne kandidatet me te mire
Pervec aftesive te pergjithshme dhe specifike ne lidhje me kete pune ne duam gjithashtu nje individ qe merr persiper pergjegjesi per punen. Karakteri i punes sone kerkon individe qe luajne nje funksion shohin dicka qe nuk ecen dhe reagojne. Pra duam dike qe tregon nje kujdes dhe vemendje me te madhe.
Lisa Eaton humbi punen ne industri me shume se nje vit me pare. Ajo ka gjetur pune ne nje agjenci imobiliare pasi kaloi nje periudhe trajnimi.
Kurre nuk mu duk si nje sfide e paperballueshme. shte dicka pozitive te mesosh gjera te reja ne nje sektor te ri.
Zonja Eaton thote se nisma Kthehu ne Pune i ka dhene mundesi te nderroje karriere
Nuk isha e kenaqur me rolin qe kisha ne punen e meparshme. E kisha ne mendje te gjeja nje pune tjeter. Por kurre su bera mbare. Pra pakenaqesia behet pjese e jetes. Kur mbeta pa pune ishte nje nxitje disi e mire qe te gjeja nje pune qe me pershtatej me shume.
Punedhenesi i saj Giovanni Verani president dhe bashkepronar i agjencise Prudential Verani Realty thote se fale nismes nuk shqetesohet se do te marre ne pune nje individ pa experience
Se pari i duhej te merrte licencen e shitjes se pasurive te paluajtshme. Ajo plotesoi te gjitha kushtet per ta marre licencen. Sapo erdhi ketu filloi te mesonte gjithcka per industrine. Ajo i kapi gjerat shume shpejt dhe mendoj se klientet e pelqejne.
Nisma Kthehu ne Pune mori frymezim nga nje program i ngjashem ne shtetin Georgia i cili sherbeu si model edhe per programin e administrates Obama per te ndihmuar te papunet. Me shume se 500 vete kane marre kualifikim nga nisma e shtetit Nju Hempsher gjate dy vjeteve te fundit. Mbi 350 prej tyre kane gjetur tani pune te rregullt. Nderkohe qe nisma zgjerohet me biznese te reja koordinatori i saj Keith Badger thote se parashikon qe te rritet edhe numri i te papuneve qe gjejne punesim.