Transplantimi me i plote i fytyres

Ne fund te muajit mars bota u njoh me nje arritje te shquar te mjekesise amerikane - transplantimin e plot te fytyres njerezore. Nje burre 37-vjecar i cili humbi fytyren e tij 15 vjet me pare ne nje aksident me arme tani mund ta shohe perseri veten ne pasqyre. Nje nga 6 kirurget ne ekipin qe krey transplantimin ishte edhe specialisti i kirurgjise plastike ne Universitetin e Marylandit doktor Branko Bojovic me te cilin bisedoi kolegu yne George Pulic i sherbimit serb te Zerit te Amerikes.
15 vjet me pare Richard Norris atehere 22 vjec u godit aksidentalisht me nje plumb qe shkaterroi thuajse plotesisht fytyren e tij. Tani permes dhurimit te fytyres nga nje familje qe humbi nje te dashur te saj dhe fale perkushtimit te nje ekipi kirurgesh ne Qendren Mjekesore te Universitetit te Marylandit ne Baltimore pacienti ka nje fytyre te re.
Ekipi prej 6 kirurgesh u udhehoq nga shefi i kirurgjise plastike Dr Eduardo Rodriguez. Deri tani jane kryer 22 transplantime te fytyres ne bote por ky operacion ishte i vecante ne te pakten dy aspekte thote nje nga kirurget dr Branko Bojovic.
Aspekti i pari eshte nderthurja e pergjithshme i kockave muskujve indeve fijeve nervore arterieve venave dhe lekures. Dhe kur shihni rezultatin perfundimtar dalloni se ne kemi arritur te mbulojme shume prej prerjeve qe zakonisht jane te dukshme ne transplantime te tjera.
Ne foton e leshuar nga spitali eshte e veshtire te vihen re qepjet ne fytyren e pacientit. Dr Bojovic thote se nese Richard Norrisin do ta shihnin ne rruge shume njerez nuk do te dallonin se ai kishte bere nje transplantim fytyre.
Operacioni zgjati 36 ore dhe gjate 5 diteve pacienti u prek u kontrollua a u vizitua nga rreth 100 mjeke specialiste laborante e infermjere. Dr Branko Bojovic luajt nje rol kyc.
Ne thelb kohe u desh per ti ndare te gjitha strukturat e fytyres per te marre te gjitha planet e nevojeshme per te zhvilluar keshtu arterie vena dhe fije nervore qe te perputheshin me ato te pacientit. Pastaj na u desh per te hequr te gjitha te indet e plageve te mepareshme kockat dhe lidhjet qe ishin bere gjate operimeve ne te kaluaren.
Dr Bojovic thote se suksesi i transplantim i detyrohet kryesisht pervojes mjekesore te akumuluar per me shume se nje dekade.
Per kete operacion ne Shkollen e Mjekesise se Universitetit te Marylandit eshte punuar me shume se dhjete vjet.
shte ende ne fillim te periudhes pas operimit por Dr. Bojovic thote se pacienti 37-vjecar Richard Norris ndjehet mire.
Ne u habitem kur brenda javes se pare pas operimit ai donte te rruhej dhe aktualisht rruhet natyrisht me pak ndihme sepse disa ndjesi te prekjes ne fytyre ende nuk i jane kthyer plotesisht dhe ne presim ti kthehen me kalimin e kohes. Por tani ai lane dhembet pasi ka edhe nje seri te plote dhembesh lart e poshte. Pra ai rruhet dhe perpiqet ta mbaje fytyren sa me mire.
Dr. Bojovic thote se pret te kryehen transplantatime te tjera te ngjashme ne te ardhmen e afert sidomos per ushtaraket amerikane te plagosur rende.
Ne kemi pare shume ushtare me demtime te renda ne pjesen e fytyres. Gjithashtu ka edhe shume njerez te tjere qe jane ne nevoje per nje transplantim te mundshem te fytyres. Keta njeres shohin per mundesi per ti dhene fytyres ose te strukturave te fytyres nje pamje me normale per shkak te problemeve te ngjashme qe kishte pacienti yne. Jane kryer operacione te shumefishta deshtime te shumefishta operacione dytesore por ato asnjehere nuk kane qene ne gjendje per te zevendesuar ate qe kane humbur me ate cka eshte ne gjendje te ofroje teknologjia mjekesore sot. Dhe kjo eshte arsyeja pse fusha e transplantimit te fytyres eshte bere tashme aq e rendesishme.
Kirurgu Branko Bojovic i Universitetit te Marylandit thote se shpreson se operacioni i plote i fytyres i kryer nga ai dhe koleget e tij do te jete nje pike kthese edhe qe njerezit te jene me te gatshem per te konsideruar dhurimin e organeve jo vetem te organeve te brendshme por edhe te gjithe fytyren.