E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-Rusi, akuzojnë njëra-tjetrën për Sirinë

Ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov / Foto arkiv

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë këmbyer akuza lidhur me dhunën në Siri.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, përsëri e ka fajësuar Rusinë për përkeqësimin e situatës në Siri, duke dërguar helikopterë ushtarakë për regjimin e Bashar al-Asadit.

Zonja Klinton ka shprehur pakënaqësi që Moska i ka injoruar kërkesat e vazhdueshme për ti pezulluar lidhjet e saj me Sirinë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka hedhur poshtë akuzat për helikopterë, duke shpjeguar se çfarëdo dërgimi i armatimit në Siri është i ndërlidhur me kontratat e mëparshme dhe se armatimet e tilla janë vetëm për sistemet e mbrojtjes ajrore.

Shumë media kanë raportuar se Lavrov e ka akuzuar Uashingtonin për armatim të kryengritësve në Siri, por ai është shprehur se Shtetet e Bashkuara vetëm po e furnizojnë rajonin me mjete speciale. / REL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›