E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ndërkombëtarët sdo lejojnë vjedhjen e zgjedhjeve

Edi Rama

Lideri i opozitës duke u shprehur i bindur se dy proceset e fundit zgjedhore në Shqipëri janë manipuluar, thekson se ndërkombëtarët nuk do të lejojnë manipulimin e zgjedhjeve të 2013-s. Kjo sipas kreut të PS-së, Edi Rama do të bëhet e mundur me anë të realizimit të reformës zgjedhore.

Jo se ata që janë në pushtet nuk janë kërcënim për zgjedhje të lira por është shumë e qartë se kemi të gjithë mbështetjen e ndërkombëtare për një reformë zgjedhore që të jetë një fletë garanci, zgjedhjet e ardhme do të përcaktojnë fatin evropian të Shqipërisë për vitet në vijim, tha Rama gjatë intervistës për Çim Pekën.

Duke folur për zgjedhje lokale të 8 majit 2011, Rama nënvizoi se raporti i OSBE/ODIHR e tha qartë se procesi u manipulua ndryshe nga raporti për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, që sipas Ramës ishte i shtirur.

Në 2009 pati një raport hipokrit të OSBE/ODIHR. Ishte me dy pamje. Pati një fshehje, nuk them të qëllimshme por një vështrim shumë të sipërfaqshëm të situatës, u shpreh kreu i PS-së. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›