SHBA-Rusi ne fuqi marreveshja berthamore

Një marrëveshje bërthamore e arritur kohë më parë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë hyri sot në fuqi, ndërsa shtypi amerikan e konsideroi këtë ngjarje si ripërtëritje të marrëdhënieve midis ish-armiqve të Luftës së Ftohtë.
Marrëveshja e ashtuquajtur 123 hyri në fuqi pasi ambasadori amerikan në Rusi, John Beyrle dhe zëvendësministri Sergei Ryabkov shkëmbyen notat diplomatike gjatë një ceremonie të zhvilluar në Moskë.
Për këtë akt ishte rënë dakord që në kohën e administratës Bush në vitin 2008, por gjithçka mbeti pezull pas sulmit që u ndërmorr mbi aleatët amerikanë të Gjeorgjisë.
Marrëveshja krijon kuadrin e duhur ligjor për bashkëpunim të ngushtë bërthamor në aspektin civil dhe lejon SHBA-në e Rusinë të bashkojnë forcat në kërkimet nukleare, prodhimin dhe tregëtinë e kësaj energjie.