E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia gati te ndihmoje Europen

Japonia është e gatshme të blejë një të pestën e borxheve që do të shesë Europa, për sigurimin e fondit të shtëpimit të Irlandës.

Ministri i Financave, Yoshihiko Noda bëri të ditur se vendi i tij është i gatshëm të blejë 20% të bonove të thesarit, që do të emetohen nga eurozona. Bëhet fjalë për disa miliarda euro, që më pas do t’i huazohen qeverisë irlandeze.

”Do të ishte e përshtatshme për Japoninë, si një vend udhëheqës në botë që të blinte një pjesë të bonove, si kontribut dhe gjithashtu për të rritur besimin tonë në Europë. Duam të blejmë më shumë se 20% të bonove”, përfundoi Noda.

Bashkimi Europian mund të jetë pranë kërkimit të një tjetër borxhi ndërkombëtar, për të shpëtuar ekonominë në rrezik të Portugalisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›