SHBA Peniani kercenim direkt per ne

Korea e Veriut është duke u shndërruar në një kërcënim të drejtëpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi sot Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, gjatë vizitës së tij në Pekin.
Sipas tij, vendi komunist është duke zhvilluar një program për ndërtimin e raketave ndërkontinentale, ndërsa përgëzoi Kinën për rolin e saj ndërmjetësues për uljen e tensioneve në gadishullin Korean.
Kina është partneri kryesor i autoriteteve të Penianit dhe Gates pranoi se është e natyrshme që vendi të vendoset në qendër të bisedimeve në takimin e javës së ardhshme midis presidentit amerikan Obama dhe atij kinez Hu Qintao.
Korea e Veriut zotëron për momentin 800 raketa balistike dhe 1 mijë të tjera me rreze të ndryshme veprimi, disa deri në 3 mijë kilometra. Përveçse prodhojnë, ata edhe eksportojnë, me Iranin që është në vendin e parë midis blerësve.