Sudan trazira gjate votimeve

Dhjetë persona më shumë janë vrarë në mesditë në një pritë që iu bë civilëve të Sudanit të Jugut në kufi, bëri të ditur një zyrtar i lartë i Jubës.
18 persona të tjerë janë plagosur rëndë, pasi persona të fiseve lokale hapën zjarr me kallashnikov ndaj mjeteve që po udhëtonin në jug, për të marrë pjesë në votime.
Ditën e djeshme, 36 persona u vranë në përplasjet e krahinës së Abeit. Situata në vend është tensionuar, pasi një refendum që mund të ndajë më dysh vendin më të madh të Afrikës është duke u zhvilluar.