Plani per njohjen e Kosoves
Nga Dan Bilefsky*
Shtetet e Bashkuara te Shqiperise dhe Gjermania kane rene dakord te njohin Kosoven pasi ajo te shpalle pavaresine dhe t'i kerkojne pjeses tjeter te Evropes te beje te njejten gje, thane diplomate te larte perendimore te afert me bisedimet lidhur me te ardhmen e Kosoves, sipas edicionit on line te dites se djeshme te te perditshmes amerikane "The New York Times". Gjate nje bisede kohet e fundit mbi Kosoven, Presidenti Bush dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, rane dakord se njohja e Kosoves ishte jetike per stabilizimin e Ballkanit Perendimor, thane zyrtare evropiane, dje pasdite. Pas disa muaj bisedimesh te deshtuara, Kosova pritet te shpalle pavaresine pas raundit te dyte te zgjedhjeve presidenciale serbe, te parashikuara per me 3 shkurt. Zyrtaret evropiane thane se Shtetet e Bashkuara po i benin presion te madh Bashkimit Evropian per te siguruar se njohja e Kosoves nuk do te shtyhej qofte edhe me nje jave te vetme. Ata u shprehen ne kushtet e ruajtjes se identitetit, per shkak se negociatat diplomatike po vazhdojne.
Qeveria e Serbise dhe Rusise jane kunder pavaresise se Kosoves. Disa shtete evropiane, perfshi Spanjen, Sllovakine, Rumanine dhe Qipron u tremben levizjeve separatiste ne vendet e tyre. Ndersa diplomate te Bashkimit Evropian thane se shumica e vendeve evropiane, perfshi Gjermanine, Francen, Britanine dhe Italine, kane planifikuar ta njohin Kosoven, pavaresisht nga kundershtaret. Ministria e Jashtme gjermane tha se nuk eshte marre ende nje vendim lidhur me faktin se kur mund ta njohe Kosoven Bashkimi Evropian. Zalmay Khalilzad, ambasadori amerikan ne Kombet e Bashkuara tha ne dhjetor, kur Keshilli i Sigurimit nuk arriti te zgjidhte ceshtjen e te ardhmes se Kosoves, se kishte ardhur koha per te proceduar me dhenien e pavaresise. "Vazhdimi i status quo-se perben nje kercenim ndaj paqes dhe stabilitetit jo vetem ne Kosove por ne te gjithe rajonin dhe ne Evrope", tha atehere Khalilzad.
Sllovenia, qe mori presidencen e BE-se me 1 janar, po ben presion mbi anetaret qe t'i permbahen angazhimit per te derguar nje force prej 1800 policesh dhe juristesh ne Kosove kete muaj. Zyrtare evropiane thane se Sllovenia ishte e vendosur per dergimin e kesaj force ne vend perpara shpalljes se pavaresise. Dimitrij Rupel, ministri i Jashtem slloven, tha kete jave se mundesia me e mire e Bashkimit Evropian per te shmangur nje situate shperthyese ne Kosove ishte te zbuste kundershtimin e Serbise, duke i ofruar marredhenie me te ngushta me Bashkimin Evropian dhe perspektiven e bashkimit me bllokun 27-anetaresh. "Situata financiare ne Serbi eshte e tmerrshme, dhe nje afrim me BE-ne do te ndihmonte per ta ndryshuar kete", tha ai.
Bashkimi Evropian ka thene se nuk do ta mbeshtese Serbine deri ne dorezimin e te paditurve per krime lufte, sidomos Ratko Mlladicit, komandanti ushtarak i serbeve te Bosnjes ne kohen e luftes. Por, Rupel la te kuptohet se Bashkimi Evropian mund te tregohet disi me elastik, nese Serbia zbut qendrimin e saj kundrejt Kosoves. Ai theksoi se shqiptaret etnike, qe perbejne shumicen derrmuese te popullsise se Kosoves, jane mbajtur brutalisht nen kontroll nga regjimi i Sllobodan Milloshevicit. Rupel tha se shqiptaret kane te njejtat te drejta per vetevendosje ashtu si Sllovenia qe shpalli pavaresine nga Jugosllavia ne 1991, kur federata filloi te shperbehej. Disa diplomate sllovene jane te shqetesuar se perpjekjet e Sllovenise se vogel mund te eklipsohen nga Franca, qe merr presidencen e radhes me 1 korrik. Por Kryeministri Janez Jansa tha se permasat e Sllovenise mund te perbejne nje avantazh. ''Fakti qe puna jone politike mund te perceptohet si me e paket se e vendeve te tjera anetare te BE-se, na jep avantazh, duke na dhene me shume hapesire per te manovruar", tha Jansa, duke shtuar: