Sërish trazira në Londër

Dhuna dhe grabitjet janë ende të pranishme në Londër dhe në tre qytete të tjera angleze. Përveç në Londër, trazira u raportuan sot herët edhe në Birmingham, Liverpool dhe Bristol.
Dhunë, grabitjet dhe përleshje të mëdha ndodhën të hënën në shumë zona të Londrës, ku u raportuan edhe për përleshje mes policisë dhe të rinjve.
Trazirat nisën të shtunën në Londër, pas një protestë masive kundër vdekjes së një të riu i cili ishte qëlluar nga policia.
Policia bën me dije se janë arreshtuar më shumë se 200 persona.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se David Kameron, ka ndërprerë pushimet e tij për shkak të situatës. Kameron pritet të udhëheq një takim të komitetit të qeverisë për krizën.
Policia ka urdhëruar klubet e futbollit në Londër për t` shtyrë ndeshjet e planifikuara.