E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Samers, optimist për ekonominë

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për ekonominë Lerri Samers tha se parashikon, që prirja e rënies ekonomike tani jashtë kontrollit, do të marrë fund brenda pak muajsh, pasi të fillojnë të zbatohen masat qeveritare për stimulim ekonomik. Por Samers tha para një audience dje në Uashington, se nuk është ende e qartë se sa kohë do të dojë ekonomia që të fillojë të shënojë përsëri rritje. Ai tha se ritmet e rimëkëmbjes do të varen nga ekonomia globale, psikologjia e konsumatorëve dhe suksesi në zbatimin e programit ekonomik të administratës. Më parë, dje, Presidenti Barak Obama tha se miliona amerikanë mund të kursejnë para, duke rifinancuar kreditë e shtëpive të tyre për të shfrytëzuar normat e interesave që janë në nivelin më të ulët. Në komentet që bëri dje në Shtëpinë e Bardhë, ai u bëri thirrje pronarëve të shtëpive të shfrytëzojnë interesat e ulëta dhe disa programe të reja të qeverisë, që synojnë të ndihmojnë njerëzit për huatë.
Problemet në tregun e shtëpive luajtën rolin kryesor në rënien e ekonomisë amerikane në recesion, i cili është përhapur në mbarë botën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›