Riker: Maqedonia, s’ka rrugë tjetër përveç NATO-s
Shkup -“Dyert e NATO-s sipas tij do të mbeten të hapura për të gjithë shtetet që do t’i realizojnë obligimet e tyre për të qenë pjesë e kësaj organizate dhe me këtë rast duhet një angazhim dhe jo vetëm fjalë”, ka theksuar ambasadori amerikan në Shkup Filip Riker, duke shprehur mesazhe urimi për Shqipërinë dhe Kroacinë si anëtare të reja. E ardhmja e Maqedonisë është në NATO , ashtu si e gjithë popujve dhe shteteve të tjera që kanë histori të ndryshme, por qëllime të njëjta dhe vizion të përbashkët.
Ky ka qenë njëri ndër mesazhet që kanë dhënë përfaqësues të lartë ndërkombëtarë dhe të vendit në tribunën e mbajtur në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) me temën “NATO dhe Maqedonia në rrugën drejt saj”, ku si nikoqir ishte rektori i deritanishëm Sadi Bexheti, ndërsa si mysafirë morën pjesë ambasadori i SHBA-ve Filip Riker, ambasadorja holandeze Simone Filipini, ministri i Mbrojtjes Zoran Konjanovski dhe përfaqësues qeveritar, studentë, etj.
Ambasadori amerikan Filip Riker shprehu nevojën që Maqedonia sa më shpejt të bëhet pjesë e Aleancës Veriatlantike. “Dyert e NATO-s sipas tij do të mbeten të hapura për të gjithë shtetet që do t’i realizojnë obligimet e tyre për të qenë pjesë e kësaj organizate dhe me këtë rast duhet një angazhim dhe jo vetëm fjalë”, ka theksuar Riker, duke shprehur mesazhe urimi për Shqipërinë dhe Kroacinë si anëtare të reja. Sipas tij, tanimë pas përfundimit të zgjedhjeve, të gjitha palët duke përfshirë edhe presidentin e ri, duhet të përkushtohen për gjetjen e një zgjidhje për emrin.
Ambasadorja e mbretërisë së Holandës Simone Filipini tha se në 60 vjetorin e NATO ishte një emocion i veçantë me rastin e ngritjes së flamujve të dy vendeve anëtare në selinë e Aleancës. “Ishte një moment emocionues tha Filipini kur në Bruksel po ngriheshin flamujt para selisë së NATO edhe të dy vende të reja dhe besojmë se edhe flamuri i Maqedonisë do të valojë atje”, ka theksuar diplomatja Filipini. ina/start