SHBA: Sanksione për Iranin nëse bisedimet dështojnë
Zyrtarë të lartë amerikanë janë duke përgatitur një paketë të re sanksionesh ndaj Iranit që do të vihen në jetë në rast se bisedimet për programin bërthamor do të dështojne. Paketa e re e sanksioneve është paraqitur nga Shtëpia e Bardhë në një raport të zyrtarëve të lartë dhë në para kongresmenëve amerikanë . Mësohet se masat sanksionuese janë kërkuar me ngulm nga një grup kongresmenësh për t'i patur gati në rast se bisedimet nuk arrijne në rezultatin e dëshiruar nga Uashingtoni. Në paketë parashikohen edhe sanksione të reja financiare të cilat do të ndërmerren nga Thesari Kombëtar Federal i Shteteve të Bashkuara.