E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërhiqet uji nga rrugët e Shkodrës

Sipas Shtabit të Emergjencës Civile në Shkodër, mëngjesin e sotëm uji ka liruar plotësisht rrugët hyrëse të qytetit.

Në disa prej lagjeve periferike të qytetit, sidomos ajo e Tophanës dhe Livadheve, prezenca e ujit vazhdon të jetë shqetësuese, duke mbajtur të rrethuara një numër të madh banesash.

Përmirësime janë konstatuar edhe në zonën e nën Shkodrës, sidomos në komunën Guri i Zi, në të cilën nuk ka më asnjë shtëpi të përmbytur, duke bërë të mundur rikthimin e të gjithë banorëve të evakuuar më parë në konviktet e qytetit.

Dy komunat më të rënduara janë ajo e Velipojës dhe e Dajçit, ku prezenca e ujit është tejet e lartë. Komunikimi në këto zona vazhdon të bëhet vetëm me mjete lundruese dhe përmes ajrit nga helikopterët e vënë në dispozicion nga shtabi i emergjencës. Në komunën e Dajçit, rruga që e lidh atë me Shkodrën është zhbllokuar.

                                                                                             2010-12-16 10:54
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›