E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shqiptari fiton të drejtën 7 vjet pas vdekjes

Bëhet fjalë për Arben Rexhën, i cili u aksidentua para 7 vitesh teksa punonte në ndërtimin e një pallati.

Fillimisht, pronari i pallatit në ndërtim e mori viktimën duke e nxjerrë pranë rrugës, sikur ai është aksidentuar nga makinat. Por më vonë, e ëma e shqiptarit e çoi çështjen në gjyq dhe hetimet nuk u mbyllën.

Pas një periudhe 7 vjeçare, drejtësia zbuloi se Rexha kishte ndërruar jetë si pasojë e rënies nga pallati për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë. Ndaj pronarit u mor masa e arrestit me burg si dhe gjobë. /S.Ll/start

                                                                                             2010-12-23 14:23
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›