E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Senatori Xhozef Biden kandidat për nënpresident

Kandidati demokrat për president, Barak Obama, ka në plan të shpallë sot kandidatin e tij për nënpresident.

 Lajmet bëjnë të ditur se në shtëpinë e Senatorit Xhozef Bajdën në Dellover janë dërguar agjentë të shërbimit sekret të sigurisë, gjë që ka shtuar spekullimet se ai është personi i zgjedhur nga Senatori Obama për kandidaturën nënpresidenciale.

Drejtuesit e fushatës së kandidatit demokrat kanë premtuar ta njoftojnë vendimin e tij nëpërmjet teksteve telefonike dhe emailit këtë mëngjes.

Senatori Obama dhe Senatori Bajdën pritet të shkojnë sëbashku në mitingun e planifikuar për sot në Springfild të shtetit Illinoi, nga ku vjen Senatori Obama.

Kandidati Xhon Mekein mund ta bëjë zgjedhjen e tij të kandidatit republikan për nënpresident në 29 gusht, ditë kjo që shënon ditëlindjen e tij të 72 dhe një ditë pasi zoti Obama do të ketë pranuar zyrtarisht kandidaturën demokrate për president.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›