E Shtunë, 31 Tetor 2026

U hap lajm, na la pa gojë, shkon Saliu në Tropojë

 

U hap lajm, na la pa gojëShkon Saliu në TropojëKohë e gjatë sa një kurbetNuk janë pak, 11 vjet...

Ç’e ka ndalë, do pyes dikush?!Mos gërmo more babushFjala e nderit është garantJo, s’ka qenë emigrant...Por me kaq s’mbaron çudiaNë këmbë ësht’ ngritur policiaNjë plan masash top sekretPo çojnë djalin n’shpi të vet.Ka nis Sala të gatitetNë mendime përpëlitet“Do të di t’i marr mirë kthesatKam arsye për mungesat.....Do t’u them bashkëqytetarëveKushërinjve të të parëveSe skam qenë veç në TiranëPo qark globit anembanë......Më kuptoni s’ka qejfmbetjeSe kudo kam gjet mbështetjeN’ Bagladesh ka shku jehonaTë gjithë i dinë sukseset tona....Sot po bindet bota mbarë se Shqipëria është fanarFort ësht’ zgjat lesh i zarikësNjë hap para Amerikës.

…Do t’u flas e do betohemSe për ta un po mundohemNuk vë natën gjum’ në syDersa në NATO t’kemi hy...Do t’u flas tamam tamamPër Bashkimin EuropianSi sfilitem, bëhem copëQë ata të hyjnë n’Europë…Do tu flas o siç di vetëDo t’u flas për internetSi do shkojë dhe n’ato maleShqipëria Dixhitale....Çfarë kam bërë do them me bujë( n’fakt kam bërë një vërë në ujë)Se për ta kam lënë dhe leshtë Miratova taksë të sheshtë...Do t’u flas pa hezitimeSe sa shumë po mbledh tatimeMbi suksese hedhim valleTaksë do ketë edhe në hale.Për gjithçka un do t’u flasOpozita të pëlcasëTë guxojë të mos jetë e butëIa kam fut në Kushtetutë.....Muhabetin do ta ngas dhe për çmimet do t’u flasnuk ka faj Sali Kumbariu rrit nafta, ra dollari.Do t’u flas edhe për KESH-inDhe për mishin dhe për preshinDhe për djathin dhe për kosinShum’ për Ramën pak për Tosin..N’daçin do u them përrallënÇ’bëmë me deputet BallënXhozi me xhudo për zheleshUnë po, menaxher motelesh…Ndonëse është pak si me specDo t’u flas dhe për GërdecDo m’besoj e gjithë malësiaSe, ku binte, nuk e dija...”Fol Sali të lumtë gojaTi kujton se s’të njeh Tropoja?Të kanë pasur në mëhallëNdaj të dinë dhëmb’ e dhëmballëVargje të nënshkruara

Arbër Luznaku, Peshkopi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›