SHBA Sezoni i stuhive mund te jete me vdekjeprures se kurre me pare

Zyrtaret ne shtetin amerikan te Mizurit thane se 232 njerzve nuk u dihet fati 5 dite pas stuhise se fuqishme qe perfshiu qytetin e Xhoplinit duke lene pas nje re vdekjesh e shkaterrimesh. Numri i te vdekurve nga stuhia qe rrafshoi te dielen qytetin Xhoplin ka arritur ne 125.
Sherbimi Kombetar Meteorologjik njoftoi se kjo shifer e ben kete stuhi me vdekjepruresen ne historine e Shteteve te Bashkuara qe nga viti 1953. Perllogaritja e ndikimit financiar mund te marre jave te tera. Por sic njofton korrespondneti Mil Arcega sezoni i sivjetem i stuhive duket se do te hyje ne histori si me i shtrenjti dhe me me pasoja qe eshte regjistruar ndonjehere.
Stuhia masive e se dieles perfshiu nje territor prej 10 kilometrash te qytetin Xhoplin duke shkaterruar mijera shtepi dhe biznese te ketij qyteti me 50 mije banore.
Ekipet e kerkim-shpetimit ende gjejne te mbijetuar por guvernatori i Mizurit Jay Nixon tha se moti i keq po pengon operacionet e kerkimit.
Kjo ka qene nje periudhe e rende dhe e veshtire qe do te vazhdoje per nje fare kohe. Moti nuk na ka ndihmuar. Duket se shirat me vetetima vazhdojne dhe keto dite mund te kemi stuhi edhe me te forta.
Nderkohe qe mbi 450 njerez kane vdekur nga nje numer stuhish kete vit 2011-ta eshte tashme viti i dyte per nga numri i te vdekurve ne historine amerikane. Industria e sigurimeve thote se ky vit ka filluar si viti me i shtrenjte.
Perllogaritja e humbjeve do te marre jave te tera por Michael Barry ne Institutin Informativ te Sigurimeve thote se matja e demit te stuhive tek jeta e njerzve do te jete edhe me e veshtire.
Banoret ne Xhoplin te Mizurit ndoshta i shqeteson ideja nese duan apo mund te vazhdojne te jetojne ne ate komunitet.
Presidenti Barak Obama i cili merr informacione te vazhdueshme gjate udhetimit te tij 6-ditor ne Evrope i cilesoi shkaterrimet te dhimbshme. Ne Londer presidenti premtoi se do te vizitoje te dielen zonen e shkaterruar nga stuhia per te siguruar banoret se qeveria federale do ti mbeshtese ata.
Ne do ta ndihmojne ate komunitet deri sa cdo shtepi te riparohet cdo lagje te rindertohet dhe cdo biznes te rihapet. Ky eshte angazhimi im dhe i popullit amerikan.
Megjithe demet e medha ne gati nje te treten e qytetit zedhenesi i Institutit Informativ te Sigurimeve Michael Barry mendon se Xhoplin do te rindertohet ashtu si qytete te tjera te demtuara nga stuhi te tilla ne te kaluaren.
Greensburg i Kansasit para disa vjetesh thuajse u zhduk plotesisht nga nje stuhi e tille. Ai qytet nuk pati numrin e viktimave si ne Xhoplin megjithate 3-4 vjet pas stuhise Greensburg u rindertua plotesisht. Prandaj ka shpresa qe Xhoplin te rindertohet.
Tragjedia qe goditi Xhoplin-in eshte me e fundit ne nje seri stuhish vdekjeprurese qe kane tronditur pjesen qendrore te Shteteve te Bashkuara. E gjithe kjo ka ndodhur nderkohe qe zona te medha te lugines se lumit Mississippi jane ende te permbytura dhe sezoni i uraganeve per kete vit fillon pas pak ditesh.