Presidenti i Serbise njofton arrestimin e Ratko Mlladicit

Presidenti i Serbise Boris Tadic njoftoi arrestimin e personit te kerkuar prej vitesh per krime lufte Ratko Mlladic ish komandant i serbeve te Bosnjes.
Presidenti Tadic tha se Mlladici u artrestua ne territorin serb dhe se ka nisur procesi i dorezimit te tij tek Gjykata e Hages per krimet e luftes.
Ai tha se Serbia ka mbyllur tani nje kapitull tjeter ne historine e saj gje qe do ta sjelle vendin nje hap me prane ripajtimit te plote.
do vend tha ai duhet te jete pergjegjes per te mbyllur kapitullin e tij. Te gjitha krimet duhet te hetohen plotesisht dhe te gjithe kriminelet e luftes duhet te perballen me drejtesine tha presidenti Serb.
Zoti Tadic beri thirrje per hetime te pavarura me mandat te Keshillit te Sigurimit te OKB-se lidhur me akuzat per trafikim organesh ne Kosove te ngritura ne raportin e parlamentarit zviceran Dik Marti.
Zoti Tadic premtoi se do te kryhet nje hetim per ceshtjen se perse u deshen 16 vjet per arrestimin e 69-vjecarit Mlladic.
Mlladic ish shefi i ushtrise se serbeve te Bosnjes ka qene ne arrati qe nga viti 1995 kur gjykata e Hages ngriti akuza kunder tij per gjenocid ne masakren e 8 mije burrave dhe djemve ne Srebrenice.
Ai kerkohet gjithashtu per krime te tjera te kryera gjate konfliktit boshnjak ne vitet 1990.
Javen e kaluar kryeprokurori i gjykates se Hages Serzh Bramerc tha se Serbia nuk ka bere sa duhet per te kapur Mlladicin dhe te dyshuarin tjeter per krime lufte serbo-kroatin Goran Haxhic.