E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes Barak vizitë në SHBA

Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak pritet të fillojë sot një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë të cilës do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon si dhe me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari klinton.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria izraelite e Mbrojtjes, e cila nëpërmjet një komunikate saktësoi se "Ministri i Mbrojtjes do të takohet me zyrtarët politikë, ushtarakë dhe të shërbimeve të zbulimit të administratës amerikane si dhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon dhe me drejtues të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen e Internacionales Socialiste në Nju Jork".
"Ministri do të takohet në Uashington, edhe me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, me sekretarin për Mbrojtjen, Robert Gates, me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura amerikane, admiralin Michael Mullen si dhe me këshilltarin për sigurinë kombëtare James Jones", thuhet më tej në komunikatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›