Përshëndetet nisma e Kinës për reformimin e valutës së saj
Japonia përshëndeti njoftimin e Kinës për ndryshim të politikës valutore, para samitit të 20 vendeve më industrializuara të botës, në Toronto.
"Ne e mirëpresim një hap të tillë që kontribuon për stabilitetin dhe rritjen e balancuar në Kinë, në ekonomitë aziatike dhe ekonomisë botërore, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave në Tokio.
Edhe SHBA dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e përshëndetën vendimin e Kinës për një juan më fleksibël.
Njoftimin për një ndryshime në politikën valutore e kishte bërë të ditur më parë agjensia e lajmeve Xinhua, duke iu referuar të dhënave nga Banka Popullore e Kinës.
Para anoncimit të kësaj reforme, Pekini kishte qenë nën presion të madh, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara për të lejuar rritjen e vlerës së juanit me qëllim të uljes së diskekuilibrave globalë ekonomikë, duke përfshirë këtu edhe deficitin e madh tregtar amerikan me Kinën.