KE: “Titujt e pronësisë, pengesë për integrimin dhe investimet”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Titujt e qartë dhe ligjorë të pronësisë, janë esenciale për prosperitetin e një vendi. Ato janë esenciale për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, për paqe sociale dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, janë faktorë të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE”
Çëshja e pazgjidhur e pronësisë frenon investimet e huaja në Shqipëri, por dhe proceset integruese të vendit. Një përfundim i tillë është nxjerrë nga ambasadori i Komisionit Evropian në vendin tonë, Helmut Lohan. Sipas tij, titujt ligjorë të pronësisë janë thelbësorë për prosperitetin e një vendi. Edhe Qeveria pranon se paqartësia e titujve të pronësisë është një problem real në Shqipëri, që do të zgjasë edhe për disa kohe. Zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, megjithatë shtoi se përsëri investimet e huaja në vendin tonë kanë pësuar rritje të ndjeshme. Këto deklarata u bënë gjatë seminarit "Të Drejtat e Pronësisë mbi Tokën: instrumentet dhe zgjidhjet e mundshme për reduktimin e kostove të transaksionit nga pikëpamja e investimeve të huaja direkte", të zhvilluar në Tiranë, ku merrnin pjesë ekspertë të huaj për çështje të pronësisë së tokës, nga të cilët Shqipëria pret disa propozime konkrete për gjetjen e rrugës më të mirë për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë.
Pronat
“Titujt e qartë dhe ligjorë të pronësisë, janë esenciale për prosperitetin e një vendi. Ato janë esenciale për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, për paqe sociale dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, janë faktorë të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE”, - u shpreh Lohan. Ambasadori i Komisionit Evropian shtoi se problemet në Shqipëri lidhur me këtë fakt kanë qenë pengesë reale për investimet. Lohan mori si shembull konkret turizmin, duke sqaruar se investimet në këtë sektor janë të fragmentarizuara vetëm për shkak të çështjes së pazgjidhur të pronave. Sipas kreut të KE-së, ka humbur besimi i qytetarëve në zgjidhjen e pronësisë, ndaj kërkohet hartimi i një strategjie gjithëpërfshirëse për të zhvilluar dhe qartësuar konfliktet për këtë çështje. Përfaqësuesi i Ekzekutivit në këtë takim e ka pranuar se paqartësia e titujve të pronësisë është një problem real në Shqipëri që do të zgjasë edhe për disa kohë. “Duhet të pranojmë me sinqeritet se ky është një problem i cili nuk ka për të patur një zgjidhje të shpejtë për dy apo tre vitet e ardhshëm”, - u shpreh zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo. Megjithatë, ai shtoi se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës duke e konsideruar çështjen e titujve të pronësisë si komplekse dhe me ndikim në investimet e huaja, ka marrë disa iniciativa që tentojnë të zbusin këtë problem. “Ka kontrata reale për ngritjen e parqeve industriale dhe qeveria shqiptare ka luajtur rolin e garantit për sipërfaqet e parqeve industriale, për sa i përket titullit të pastër të pronësisë”, - tha Bozdo. Sipas tij, janë 4 kontrata të nënshkruara për parqe industriale dhe të tjera që pritet të vijnë, por kjo nuk është e mjaftueshme, prandaj po mendohen dhe mënyra dhe rrugë të tjera për të trajtuar një problem kompleks siç është ai i pronësisë. Nëpërmjet këtij seminari, sipas Bozdos, do të kërkohet të trajtohet dhe ofrohen zgjidhje mbi një nga problemet më të mëdha të vendit, atë të pronësisë mbi tokën, në perspektivën e barrierave që ky problem ngre lidhur me investimet e huaja, por edhe atyre vendase. Por pavarësisht çështjes së pazgjdhur të pronave, qeveria është optimiste për thithjen e investimeve të huaja. Bozdo thotë se këtë vit investimet e huaja do të kalojnë shifrën 600 milionë euro. “Shqipëria vend atraktiv për investimet e huaja ka qenë dhe do të jetë moto e kësaj qeverie. Në vitin 2005 investimet e huaja direkte në Shqipëri ishin 225 milionë euro, ndërkohë që këtë vit ne presim që kjo shifër të jetë 600 milionë euro, pra është një rritje më shumë se 2.5 herë” , - nënvizoi zëvendësministri i METE-s. Ai tha se sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, "Të bësh biznes në Shqipëri", vendi ynë renditet i dyti në botë për cilësinë dhe shpejtësinë e reformave, ndërsa në një tregues të veçantë ajo renditet e 14-ta në botë për mbrojtjen e investitorëve të huaj. Problemet shqetësuese të pronësisë janë ngritur pak kohë më parë dhe nga Shoqata e Turizimit Shqiptar dhe drejtuesi i programeve për bashkëpunimin dhe zhvillimin në ambasadën gjermane në Tiranë, Jan Rudolf, sipas të cilëve investitorët e huaj janë të gatshëm të investojnë në sektorin e industrisë së turizmit, të blejnë territore, por këtë duan ta bëjnë vetëm me tituj të qartë dhe të ligjshëm të pronësisë.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009