SHBA Shqiperia te ndjehet krenare per progresin ekonomik dhe ate te sigurise

Kreu i qeverise Berisha takon zv/sekretarin e Departamentit te Shtetit te SHBA-ve James B Steinberg
Ne vijim te vizites ne Nju Jork kryeministri Sali Berisha zhvilloi nje takim te perzemert e miqesor me zv/sekretarin e Departamentit te Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes James B Steinberg. Berisha i shprehu mirenjohjen me te thelle qeverise dhe kombit amerikan per ndihmen e jashtezakonshme qe i kane dhene kombit shqiptar pergjate momenteve me te rendesishme te historise se tij. 18 vjet me pare Shqiperia ishte nje nder vendet me te shkaterruara te planetit me te ardhura per fryme prej 204 dollaresh ne vit ndersa sot ajo ka kaluar ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta eshte anetar i NATO-s dhe te gjitha keto jane bere te mundura nga ndihma e cmuar e vendit tuaj dhe vendeve te tjera mike- u shpreh kryeministri. Me tej kreu i qeverise vuri ne dukje se menyra me e mire per te shprehur respektin dhe mirenjohjen ndaj kesaj ndihme bujare eshte ndertimi i shtetit ligjor bazuar ne respektimin e te drejtave te njeriut dhe ndertimin dhe forcimin e institucioneve. Berisha e njohu bashkebiseduesin me reformat ekonomike te ndermarra dhe rritjen ekonomike gjate dy viteve te fundit permiresimin e klimes se biznesit dhe rritjen e madhe te interesit per investime ne Shqiperi ku nje rol te madh kane luajtur projektet modernizuese te financuara nga SHBA perfshire prokurimin dhe taksat elektronike dhe regjistrimin e biznesit. Gjate takimit kryeministri Berisha u ndal ne vecanti ne zgjedhjet e shkuara duke e falenderuar zotin Steinberg per ndihmen e dhene ne proces si dhe e njohu me situaten politike paszgjedhore te krijuar nga refuzimi i opozites per te njohur rezultatin legjitim te zgjedhjeve. Kryeministri Berisha shprehu gatishmerine per hetim te gjitha problemeve te pretenduara nga Partia Socialiste me perjashtim te ceshtjeve per te cilat ekzistojne vendime gjyqesore. Ne vecanti kryeministri shprehu gatishmerine per ti ofruar opozites te drejten ekskluzive per hartimin e amendamenteve te kuadrit ligjor zgjedhor me kushtin e vetem qe te jene ne perputhje me standardet nderkombetare. Zv/sekretari i Shtetit Steinberg u shpreh se kishte ndjekur nder vite ndryshimet rrenjesore ne Shqiperi. Ai u shpreh se arritjet si ne fushen ekonomike dhe ate te sigurise ne vecanti anetaresimi ne NATO jane te jashtezakonshme dhe per kete Shqiperia duhet te jete krenare. Shqiperia eshte kthyer nga nje vend konsumues sigurie ne nje vend qe prodhon siguri u shpreh Steinberg duke falenderuar perzemersisht per kontributin e Shqiperise ne luften kunder terrorizmit dhe pjesemarrjen aktive ne koalicionin nderkombetar si ne Irak dhe ne Afganistan. Gjithashtu zoti Steinberg e falenderoi kryeministrin per pranimin nga ana e Shqiperise te te burgosurve te Guantanamos. Lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe perpjekjet per arritjen e nje zgjidhjeje per situaten e krijuar pas tyre zoti Steinberg vleresoi oferten e bere nga kryeministri Berisha drejtuar opozites per reformim te kuadrit zgjedhor ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme lokale. Gjithashtu Steinberg pergezoi per masat e marra per forcimin e shtetit ligjor dhe luftes kunder krimit dhe korrupsionit dhe shprehu gatishmerine e SHBA-ve per te ndihmuar me tej ne kete fushe si ne Shqiperi ashtu edhe ne shkalle rajonale. Zoti Steinberg shprehu kenaqesine per vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne favor te legjitimitetit te pavaresise se Kosoves dhe u shpreh krenar per bashkepunimin duke siguruar per vazhdimesine e angazhimit te SHBA-ve per rritjen e metejshme te njohjes nderkombetare te Kosoves. Ne takim u diskutua per ceshtje te sigurise ne Afganistan si dhe per probleme te tjera me interes te perbashket. Takimi u karakterizua nga fryma e mirekuptimit per te gjitha ceshtjet e diskutuara ne perfundim te te cilit Kryeministri Berisha e ftoi zv/sekretarin amerikan te Shtetit te vizitoje Shqiperine ftese te cilen zoti Steinberg e pranoi me kenaqesi.
...