E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferi e perplas me makine dhe iken pa i dhene ndihme



KORCE - Nje 40-vjecar nga rrethi i Korces ka mbetur i plagosur ne nje aksident automobilistik ndersa policia eshte vene ne kerkim te drejtuesit te mjetit i cili eshte larguar pasi ka shkaktuar pergjakjen ne rruge. Shtetasi me inicialet D. M. 40 vjec eshte aksidentuar ne rrugen nacionale Korce-Pogradec ne afersi te fshatit Lumalas. Policia tha se nje mjet ende i paidentifikuar dhe drejtuesi i tij kane plagosur 40-vjecarin i cili eshte shtruar ne spitalin e Korces ne gjendje mjaft kritike per jeten. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te mbremjes se kaluar vetem 3 kilometra larg Korces. I plagosuri banor i fshatit Lumalas ka qene duke ecur ne krahun e tij te rruges ne kembe kur nje mjet e ka goditur duke e hedhur ne nje kanal. Mjeti nuk ka ndaluar ndonese burime te mirinformuara te policise lokale bejne te ditura se ai eshte demtuar ne pjesen e perparme teksa disa mjete qe kane kaluar disa caste me pas kane gjetur ne gjende te rende shendetesore te plagosurin me plage ne koke.

24 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›