E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Shtëpia e Bardhë: Mbyllja e ambasadave, hapi i duhur

NJU JORK- Vendimet u morën duke pasur në konsideratë ''shqetësimet e mëdha përballë informacioneve reale dhe të besueshme mbi kërcënimet për atentate'', deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve për një koment lidhur me kritikat, e bëra nga shumë palë, sipas të cilave ''reagimi amerikan me mbylljen e ambasadave ishte i tepërt''.

''Ishte vendimi më i mirë dhe i duhur për t'u ndërmarrë në mbrojtje të personelit tonë'', theksoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›