E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Srsquokemi asnje plan per veriun

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracy Jacobson ka hedhur poshtë lajmet e publikuara në mediat serbe se, Uashingtoni ka një plan BE për Kosovën.

Media të ndryshme raportuan në ditët e fundit se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një plan që FSK-ja të mos shkelë në veri të Kosovës për 5 vitet e ardhshme. Por ambasadorja ka nënvizuar se SHBA kanë mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, edhe pse nuk kanë luajtur një rol aktiv në këtë proçes. “Ky proçes është udhëhequr nga BE në bashkëpunim me dy kryeministrat. SHBA nuk kanë luajtur kurrfarë roli dhe Veriu i KosovësVeri, siguria mbetet e brishtë Sulmohet çifti shqiptaro-serb Veriu, serbët bëjnë thirrje për unitet nuk kanë paraqitur asnjë plan, por kanë vazhduar gjithmonë ta mbështesin dialogun duke inkurajuar të gjitha palët pjesëmarrëse në të, përfshirë baroneshën Ashton”, ka thënë ajo. Ekzistenca e një plani në Uashington është hedhur poshtë edhe nga ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, i cili i është përgjigjur interesit të mediave serbe. “Nuk ekziston asnjë univers paralel dhe nuk ekziston asnjë plan i veçantë amerikan në tavolinë. Njerëzit dëshirojnë të përhapin zëra se SHBA nuk përkrahin atë që bën Përfaqësuesja e Lartë”, ka thënë Kirby. Diplomati amerikan ka kujtuar se ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton dhe baronesha Catherine Ashton kanë përkrahur dialogun gjatë vizitave të tyre në Ballkan.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›