E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim Thaccedili-Daccediliccedil nen kujdesin e Ashton

Në Bruksel po vijon raundi i 9-të i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e mardhënieve mes dy vendeve. Ndërmjetësuesja Catherine Ashton u takua fillimisht përreth një orë me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ekipin e tij, për të vijuar me një takim me palën serbe, para zhvillimit të bisedimeve trepalëshe.

"Përfaqësuesja e Lartë është shumë e angazhuar në dialog dhe të gjitha përpjekjet e saj shkojnë në drejtimin se do të ketë një marrëveshje. Ne besojmë se kjo marrëveshje është në interesin e të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës, por në veçanti për popullatën lokale. Dhe çfarë është e rëndësishme të kuptohet është se kjo do të jetë një marrëveshje mes dy palëve në fund të ditës. Ne po ndërmjetësojmë, por janë ata që duhet të bien dakort. Pra Beogradi dhe Prishtina duhet ta gjejnë zgjidhjen", tha Maja Kocijancic, zëdhënëse e Ashton. Kryeministrat Thaçi dhe Daçiç kanë një ditë kohë për të gjetur një marrëveshje për kompetencat e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë. Catherine Ashton duhet të jetë në Bosnje të enjten, ndërsa të hënën e ardhshme duhet të raportojë para ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së për rezultatet e këtij dialogu. Pergatiti ERNEST BUNGURI

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›