E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Stuhite e bores pa ndikim tek ekonomia

Stuhite e bores perfshine pjesen verilindore te Shteteve te Bashkuara dhe nje pjese te madhe te Evropes kete muaj. Por ndersa ne ne Evrope shitjet me pakice rane dhe kompanite ajrore parashikojne humbje te medha analistet thone se stuhia e fundit ne Shtetet e Bashkuara mund te kete pak ose aspak ndikim tek ekonomia. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Jerome Socolovsky njofton.

Stuhite e bores se bashku me ererat e fuqishme sollen kaos ne te gjithe bregdetin qendror te Atlantikut e deri ne New England. Mijera fluturime u anuluan ndersa bora bllokoi shume bleres te dilnin per pazaret e pas-Krishtlindjeve.
Megjithate analistet thone se stuhite mund te kishin qene edhe me te demshme per bizneset.

Evan Gold merret me sherbimet e klineteve tek Planalytics nje kompani qe studion ndikimin e motit tek sjelljet e konsumatoreve.

Nese kjo stuhi do te kishte ndodhur 48 72 96 ore me heret atehere ndikimi do te kishte qene shume i madh. Por ne kete rast ajo ishte thjesht e bezdisshme per shume njerez.
Gold thote se shume njerez qe shkojne neper dyqane pas Krishtlindjeve duan te kthejne apo te kembejne artikuj ose thjesht te blejne me kartat qe kane marre si dhurata. Ekspertet thone se dyqanet duhet te zgjasin periudhen e lirimit te cmimeve.

Mendoj se shumica e blerjeve do te behen ca dite me vone gjate javes.

Vitin e kaluar nje stuhi e madhe bore ne te njejtin rajon para Krishtlindjeve vleresohet tu kete kushtuar dyqaneve rreth dy miliard dollare.
Federata Amerikane Kombetare e Shitjeve me Pakice parashikon se shpenzimet per kete sezone festash do te arrijne mbi 450 miliard dollare. Kjo eshte nje rritje prej 3 per qind nga viti i kaluar.
Ne Evrope kompanite ajrore dhe bizneset e tjera njoftuan per qindra miliona diollare humbje nga moti i keq qe nderpreu udhetimet dhe detyroi shume prej bleresve te mbylleshin neper shtepi javen para Krishtlindjeve.

Ekspertet thone se shume prej kompanive ajrore amerikane nuk po preken shume meqenese shume prej udhetareve te bllokuar ne aeroporte po ktheheshin nga udhetimet e festave qe kidhin filluar para dites se Krishtlindjeve.
David Caste nga Shoqata e Transportit Ajror nje grup tregetar amerikan thote se modelet e sofistikuara te motit dhe politikat qe inkurajojne rezervimet e reja para se te filloje stuhia i ndihmojne kompanite ajrore te shmangin humbjet.

Nese kjo ndodh gjate festave gjate nje fundjave apo ndonje here tjeter ata punojne shtate dite ne jave 24 ore ne dite dhe i mbajne nen mbikqyrje parashikimet e motit si dhe jane te pergatitur te ragojne sa me shpejt te jete e mundur.

Kompanite ajrore pritet te kene vitin me fitimprures qe prej nje dekade. Ky fakt se bashku me shitjet me pkice te Krishtlindjeve shihen si shenja shpresedhenese per ekonomine amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›