Greqi Probleme per emigrantet shqiptare per riperteritjen e lejeve te qendrimit

Kriza ekonomike ne Greqi po i ve ne veshtiresi emigrantet shqiptare per riperteritjen e lejeve te qendrimit. Ligji grek i detyron emigrantet te plotesojne te ashtuquajturat pulla te sigurimeve dhe te ardhuart vjetore. Burime jo zyrtare pohojne se rreth 25 e emigranteve shqiptare e kane te pamundur te riperteritjen e lejeve te qendrimit.
Emigrantet shqiptare qe punojne e jetojne ne Greqi edhe gjate vitit 2010 u ndeshen me peripeci te shumta ne riperteritjen e lejeve te qendrimit. Kriza ne ekonomine greke ka shtuar veshtiresite per shqiptaret vecanerisht ne sigurimin e te ashtuquajturave pulla te sigurimeve si dhe ne sigurimin e te ardhurave vjetore kritere keto te percaktuara nga Ligji grek per Legalizmin e te huajve. Megjithese autoritetet greke premtuan nje lehtesim per kete proces madje edhe nje grup deputetesh te parlamentit grek premtuan nje inisiative ligjore gjate nje takimi me komunitetin e emigranteve shqiptare ende kjo nuk eshte arritur.
Te dhenat jo zyrtare flasin se rreth 25 e emigranteve shqiptare rrezikojne te mos riperterijne lejet e vjetra te qendrimit. Sipas shtypit grek ne janar te vitit 2010 ishin te pajisur me leje qendrimi rreth 600 mije emigrante te huaj ne Greqi shumica derrmuese e te cileve nga Shqiperia. Po sipas burimeve zyrtare gjate gjithe vitit numri i emigranteve qe kane riperterire lejen e qendrimit eshte ulur ne 26 dhe ne kete kategori pjesen me te madhe e perbejne shqiptaret.Mos - riperteritja e lejeve te qendrimit ve ne veshtiresi familjet e emigranteve te cilet humbasin te drejten per asistence sociale dhe rrezikojne debimin.
Lejet e qendrimit afatgjata sipas ligjit grek leshohen per emigrantet per pese vjet . Institucionet e qeverisjes vendore pranojne aplikimet kundrejt nje shume te pakthyeshme prej 600 eurosh dhe kundrejt plotesimit te nje pakete dokumentesh. Emigrantet kane te drejte qe nese leshimi i lejes u refuzohet nga institucionet qe kane pranur aplikimet ta kerkojne ate edhe ne rruge gjyqesore. Nderkaq emigrantet shqiptare nuk jane penguar te levizin edhe kete vit ne kufi me lejet e vjetra te qendrimit te cilave u ka skaduar afati. Emigrantet mbi baze te nje qarkoreje te autoriteteve greke paraqesin ne kufi aplikimin per lejen e re dhe kane mundesi te udhetojne lirisht.