E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Sulmet në Libi do të vazhdojnë

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakort që të vazhdojnë të ndërmarrin sulme ajrore kundër trupave të kolonelit Muamer Gadafi në Libi, të paktën edhe një ditë, në bazë të kërkesës së NATO-s, e cila tani udhëheq fushatën ajrore.

Departamenti amerikan i mbrojtjes, ka deklaruar se sulmet ajrore amerikane do të vazhdojnë gjatë ditës, për shkak së, “kohës së keqe aktualisht në Libi”.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara, më herët, kishte planifikuar fillimin e tërheqjes së aeroplanave luftarakë dhe raketave Tomahauk, nga sulmet ajrore prej ditës së djeshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›