E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama do të shpallë zyrtarisht kandidaturën

Media amerikane bën me dije se Presidenti Barak Obama do të shpallë zyrtarisht gjatë ditëve në vijim kandidaturën e tij për t`u rizgjedhur në post.

Burimet thonë se Obama ka gjasa të dorëzojë dokumentet pranë Komisionit Federal Zgjedhor gjatë ditës së hënë dhe më pas do t`u drejtohet përkrahësve të tij me një mesazh me video, ose me shkrim.

Dorëzimi i dokumenteve pranë komisionit i kërkohet zotit Obama para se ai të fillojë të kërkojë donacione. Presidenti pritet të mbajë një tubim më 14 prill në Çikago për mbledhjen e fondeve për fushatën.

Tubime të tilla pritet të mbahen edhe në Nju Jork dhe Los Anxhelos gjatë javëve që vijnë.

Grumbullimi i fondeve është pjesë e rëndësishme e ecurisë së fushatës në Shtetet e Bashkuara dhe stafi i fushatës së zotit Obama thotë se pret të mbledhë 750 milion deri në 1 miliard dollarë para zgjedhjeve të nëntorit 2012. Zoti Obama do të kandidojë për mandatin e dytë dhe të fundit me kohëzgjatje prej katër vjetësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›