E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange paralajmëron ”skenar arab” për Ballkanin

Nga Express më 03 prill 2011 në ora 15:40

Publikimi i të dhënave sekrete diplomatike të SHBA-ve për Bosnjë Hercegovinën dhe vendet e tjera të Evropës Juglindore do të nxisin skenarin arab në rajonin e Ballkanit.

Kështu ka paralajmëruar ditë më parë Julian Assange, themelues i ueb faqes së shumë përfolur dhe të famshme WikiLeaks.

Ai madje është shprehur i bindur se kjo do të ndodhë . Skenari arab do të nxitet nga publikimi i rrjedhave diplomatike të Ambasadës Amerikanë në Sarajevë dhe në gjashtë vende tjera të rajonit.

“Ky mbase është një model, sipas të cilit, kur rrjedhat do të publikohen, do ta ndikojnë të gjithë rajonin “, ka deklaruar Assange për mediat boshnjake.

Ai ka pretenduar se po ashtu revolucionet në Tunizi dhe Egjipt ishin të ndikuara nga publikimet e ueb faqes së tij. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›