E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami dënon shkarkimin e Biberaj

Shkarkimi i Aleksandër Biberaj nga kreu i delegacionit shqiptar në Straburg ka ardhur si rezultat i kritikave që qeveria shqiptare ka marrë për ligjin e lustracionit nga sekreati i KE-së Terry Davis. Deputeti socialist Kastriot Islami duke dënuar veprimin e kryeparlamentare Jozefina Topalli për të shkarkuar Biberajn pa motiv. Sipas Islamit ky ligj është gjithsesi i kritikueshëm nga ndërkombëtarët dhe Biberaj nuk mund të bëjë asgjë për të përmirësuar përceptimin e tij. Deputeti Islami e quajti veçanërisht të dëmshëm këtë shkarkim pasi dëmton imazhin e Shqipeisë tek ndërkombëtarët. Ditën e hënë theksoi ai, Shqiperia duhet të përfaqësohet domosdoshmërisht me kryetarin e delegacionit në Strasburg. Kryeparlamentaria Topalli ka të drejtë të shkarkojë dhe të emërojë përfaqsuesit shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të KE-së pasi konsultohet me grupet parlamentare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›