E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Të shqetësuar për standardet e zgjedhjeve në Rusi

Autoritetet e SHBA kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me informacionet e vëzhguesve të pavarur të cilët pohoni se kishte pasur parregullsi gjatë zgjedhjeve lokale në Rusi.
"Ne jemi sigurisht të shqetësuar nga informacionet e vëzhguesve të pavarur lidhur me parregullsitë gjatë zgjedhjeve lokale që u zhvilluan në disa rajone të Rusisë të dielën'"- deklaroi për shtypin zëdhënësi Philip Crowley.
"Zgjedhjet që mundësojnë regjistrimin e kandidatëve cilido qoftë reshtimi i tyre politik, aksesi i barabartë i të gjithëve në media, zgjedhjet dhe numërimi i votave pa manipulime, janë pjesë integrale e luftës kundër korrupsionit," -vijoi Crowley.
Deputetët e tre partive të opozitës, që kanë 135 vende në Dhomën e Ulët të parlamentit rus, u larguan nga Duma ditën e mërkurë në mëngjes për të denoncuar manipulimet elektorale në favor të partisë "Rusia e Bashkuar", e cila është partia në pushtet.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e përfundoi nga ana e saj një vizitë në Moskë duke i kërkuar vendit të punojë më shumë për respektimin e të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›