SHBA: Të tërhiqet menjëherë ligji i emergjencave në Egjipt

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se Egjipti duhet të ndërmarrë katër shkallë për të mbyllur krizën në këtë vend.
Pasi zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, mbrëmë bisedoi me telefon me zëvendës presidentitn e Egjiptit, Omar Suleiman, Shtëpia e Bardhë, ka publikuar një deklaratë në të cilën paraqiten katër shkallë, që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që të ndërmerren nga Egjipti.
E para është përmbajtja e ministrisë së brendshme dhe që menjëherë të ndalë arrestimet, keqtrajtimet, rrahjen dhe burgosjen e gazetarëve dhe të veprimtarëve politikë dhe të shoqërisë civile dhe që të lejoj lirinë e të shprehurit dhe të tubimit.
Shkalla e dytë e kësaj liste kërkon “tërheqjen e menjëhershme të ligjit të emergjencës”, e treta është pjesëmarrja më e gjerë në dialogun kombëtar, ndërsa në të katërtën, kërkohet thirrja për opozitën si partner në zhvillimin e përbashkët të planit për tranzicion.