E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani e kritikon Holandën

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 17:25

Irani e ka akuzuar të martën qeverinë e Holandës për hipokrizi, në kuadër të mospajtimit diplomatik, që doli nga ekzekutimi i një femre për shkak të akuzave për kontrabandë me drogë.

Holanda e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Teherani për konsultime, lidhur me dënimin me varje në Iran, ndaj gruas Zahra Bahrami, që ka shtetësi holandeze dhe iraniane dhe për dështimin e autoriteteve të Iranit, që trupin ta kthejnë te familja e saj.

Irani iu përgjigj sot akuzave. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ramin Mehmanparast, tha se “vendet që pretendojnë të jenë të civilizuara”, i kthejnë rastet e lidhura me krim dhe trafikim të drogës, në çështje të të drejtave të njeriut, me qëllim që të bëjnë presion politik ndaj Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›