SHBA: Të vihen sanksione shtesë ndaj Iranit
Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë mundësinë për sanksione shtesë ndaj Iranit, vendosur prej tyre. Këtë masa sanksionesh do të jenë të shtuara veç atyre që priten të miratohen prej Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.
Lajmi u njoftua prej Departamentit të Shtetit në Uashington ku u saktësua se Shtepia e Bardhë i qëndron ende ofertës së bërë në shtator të 2009-ës e cila konsistonte në shkëmbimin e uraniumit mes Teheranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
Muaji maj pritet të jetë muaji vendimtar në lidhje me çështjen e programit bërthamor iranian, ku SHBA dhe Franca kanë kërkuar një raund të katërt sanksionesh ndaj Republikës Islamike, kërkesa këto të refuzuara prej Rusisë dhe Kinës të cilat kërkojnë që sanksionet mos prekin interesat e popullit iranian.
Gjatë samitit anti-bërthamor Irani ishte një nga pikat ku nuk ranë dakord shtetet pjesëmarrëse përsa i përket sanksioneve ndaj shtetit islamik. Presidenti Sarkozi kërkoi masa të menjëhershme ndaj Iranit, ndërsa homologu rus Medved kërkoi që sanksionet të ishin të zbutura dhe të mos dëmtonin popullatën e thjeshtë iraniane.