E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Topalli kerkon mbeshtetjen e eurodeputeteve

Kryeparlamentarja Vendimi i PE-se ngjarje historike. Takimet nje dite para vendimit te Parlamentit Evropian.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli lobon per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Nje dite para vendimit te Parlamentit Evropian Topalli ka zhvilluar takime te shumta me eurodeputetet mes tyre Tanja Fajon Nikolas Chountis Joseph Daul e Annemie Neyts. Gjate ketyre takimeve Kryeparlamentarja ka theksuar se vendi yne eshte ne pritje te ketij vendimi historik. Ajo ka shprehur mirenjohje per mbeshtetjen e dhene gjate kesaj kohe nga Parlamenti Evropian.

Lobimi

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka zhvilluar dje takime intensive ne Parlamentin Evropian per te siguruar nje mbeshtetje sa me te gjere nga eurodeputetet lidhur me procesin e heqjes se vizave. Topalli ka zhvilluar takime te vecanta me eurodeputeten sllovene Tanja Fajon me raporterin e Shqiperise ne PE Nikolas Chountis me Presidentin e Grupit te Partive Popullore Evropiane Joseph Daul si dhe me eurodeputeten e grupit politik te liberal demokrateve Annemie Neyts. Jemi ne pritje te rezultatit perfundimtar pozitiv per liberalizimin e vizave - i tha eurodeputeti Chountis Kryetares se Kuvendit. Pervec lobimit per heqjen e vizave Kryeparlamentarja ka shprehur mirenjohjen e saj per besimin qe eurodeputetet kane shprehur tek shqiptaret si dhe mbeshtetjen qe interlokutoret i kane dhene procesit te liberalizimit te vizave. Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon i shprehu Kryetares se Kuvendit optimizmin e saj lidhur me atmosferen pozitive ne Parlamentin Evropian ndersa shprehu kenaqesine qe mbi raportin e saj per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare eurodeputetet nuk kane bere asnje amendament. Po keshtu vleresoi ajo pozitiv do te jete edhe debati qe PE do te zhvilloje mbi procesin e regjimit pa viza. Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit theksoi se vota ne Parlamentin Evropian eshte nje vote qe do regjistrohet ne historine e kombit shqiptar si nje vote qe hap dyert qe jep te gjitha shanset per ti dhene dimensionit te lirise nje permase krejt tjeter ne kuptimin e levizjes se lire. Kjo shenon nje ngjarje historike per nje vend dhe nje komb qe ka qene prej me shume se nje shekull i izoluar me popullsine me moshe mesatare me te re ne Evrope. Te rinjte shqiptare perdorin internet dhe lidhen me tere boten ne menyre virtuale por tani ka ardhur koha qe ata te levizin per tu shkolluar dhe studiuar jashte. Neser eshte nje dite historike ne kuptimin real. Neser vota ne Parlamentin Evropian eshte nje vote qe do regjistrohet ne historine e kombit tone si nje vote qe hap dyert qe jep te gjitha shanset per ti dhene dimensionit te lirise nje permase krejt tjeter ne kuptimin e levizjes se lire. Qe te gjithe shqiptaret e meritojne - u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Akuzat Kryetarja e Kuvendit PS te votoje heqjen e imunitetit

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama te lejoje deputetet per te votuar ligjin per heqjen e imunitetit. Keshtu iu eshte pergjigjur Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli akuzave te ndersjella mes socialisteve dhe demokrateve per afera korruptive. Si Kryetare e Kuvendit i gjej shume te renda akuzat reciproke. Mendoj se ka ardhur koha qe institucionet duhet te veprojne ne menyre qe te mos krijojme nje klime helmuese qe ndot teresisht klasen politike. I bej ftese Edi Rames te lejoje deputetet e tij qe te votojne ligjin per kufizimin e imunitetit te politikaneve por edhe te gjykatesve edhe te institucioneve te tjera te cilet e perdorin kete si nje mburoje per te mbuluar mekatet e tyre. Eumlshte menyra e vetme per te luftuar korrupsionin - deklaroi dje Topalli nga Gjeneva ku po merr pjese ne sesionin e Asamblese Parlamentare te Unionit Nderkombetar parlamentar IPU. PS prej ditesh ka ngritur akuza te shumta ndaj mazhorances qeverisese nderkohe qe nuk ka dhene ende konsensusin per te votuar per heqjen e imunitetit te pushtetareve edhe pse drafti ka kohe qe ka mberritur ne zyrat e Kuvendit.

Punimet e IPU-se me moton Parlamente me te forte per me shume demokraci ku mori pjese dhe Topalli trajtuan rritjen e rolit dhe te peshes se parlamenteve ne ceshtje thelbesore per demokracine si standardet e zgjedhjeve transparenca etj. Gjate takimeve me homologet evropiane Kryetarja e Kuvendit bisedoi per proceset e integrimit evropian te Shqiperise. Me drejtues te shume parlamenteve te botes Kryetarja e Kuvendit ka kerkuar mbeshtetje per njohjen e metejshme te pavaresise se Kosoves si prioritet i axhendes se saj ne diplomacine parlamentare. Ne nje interviste per mediat Kryetarja e Kuvendit i ka cilesuar zgjedhjet e 28 qershorit si zgjedhjet me transparente dhe me standardet me te mira te realizuara deri me sot ne Shqiperi. Sipas saj ne asnje rast ne asnje vend tjeter te botes nuk ka ndodhur si ne Shqiperi qe mazhoranca ti ofroje opozites zgjedhjen e sistemit elektoral. Ne asnje vend tjeter me perjashtim te Shqiperise menyra e numerimit te votave permes fotografimit skanimit transmetimit online te votave ne cdo qender duke bere te mundur transmetimin online ne menyre te menjehershme ne real time te numerimit te votave. Edhe pas nje viti e gjysme askush asnje force politike nuk ka paraqitur qofte edhe nje fakt qofte edhe nje prove per manipulim - pohoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›