SHBA, Thaçi takon sekretarin e departamentit për tregti, John Bryson
PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u takua mbrëmë me Sekretarin e Departamentit për Tregti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bryson, me të cilin diskutoi mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në mes dy shteteve në fushën e zhvillimit të sektorit privat.
Në këtë takim, sipas zyrës së shtypit të qeverisë kosovare, Kryeministri i Republikës së Kosovës falënderoi Bryson për ndihmën që Departamenti i Tregtisë është duke i dhënë Kosovës në kompletimin e infrastrukturës ligjore në fushën e tregtisë dhe ndihmën për Agjencionin Kosovar për Promovimin e Investimeve.
Gjithashtu, Kryeministri Thaçi e informoi Bryson për politikat ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës në funksion të fuqizimit të sektorit privat, politika këto që fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe asaj fizike.
Kryeministri Thaçi e njohu Sekretarin e Departamentit për Tregti të Shteteve të Bashkuara me mundësitë e ndryshme që ofron ekonomia e Kosovës për investime dhe e ftoi për bashkëpunim të mëtejshëm në nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë.
Sekretari i Departamentit për Tregti të Shteteve të Bashkuara, Bryson, i konfirmoi Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdimin e projekteve ekzistuese në fushën e infrastrukturës ligjore dhe të promovimit të investimeve.
Po ashtu, ai konfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e Departamentit të Tregtisë për projekte të reja për nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë.
(er.nu/BalkanWeb)