Rama në Durrës: PS garanton një politikë të re për jetën e çdo qytetari
DURRES - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinj dhe të reja socialiste në Durrës. I shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë, Vangjush Dakon e deputeti Blendi Klosi, Rama u ka sugjeruar të rinjve të kontribuojnë në partinë e tyre dhe të bëhen pjesë e politikës.
Duke marrë shkas nga tragjedia në Ishëm, ku dy të rinj humbën jetën duke mbledhur plastikë, kryesocialisti u shpreh se PS-ja garanton një politikë të re për jetën e çdo qytetari.
“Ata nuk e patën fatin që t’i mbijetojnë atij momenti tragjik, por momenti i tyre tragjike është një arsye më shumë për të gjithë të rinjtë e të rejat këtu, që të bëhen bashkë dhe të sjellin bashkë edhe të tjerë si ata. Që në Shqipëri të mos përsëriten tragjedi të tilla, për shkak të pamundësisë për të pasur një punë normale. Ne duam të bëjmë një politikë të re për jetën e përditshme të qyetarëve. Të jetë politika e jetës së përditshme, politika e atyre, që së bashku duke zgjidhur problemet e përditshme të zgjidhin edhe problemet e këtij vendi.”- u shpreh Rama.
(er.nu/BalkanWeb)