E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, tritol pranë banesës së shefit të krimeve të rënda

BURREL - Një sasi e madhe tritoli shpërtheu mbrëmjen e djeshme pranë banesës së shefit të krimeve të rënda në Burrel.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se lënda plasëse ka shpërthyer rreth 5 metra larg banesës së Sami Nelit, ndërsa mbeten ende të panjohur autorët e ngjarjes.

Policia nuk raporton për të lënduar, por bën të ditur se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë. Mësohet se të gjithë anëtarët e familjes Neli ishin në banesë në momentin e ngjarjes.

Policia nisi hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ngjarjes. Nuk përjashtohet mundësia që sulmi në banesën e Nelit të ketë ndodhur për shkak të detyrës që ai ushtron.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Fushë Arrëz, shpërthim eksplozivi në derën e një banese

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›