E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Uashingtoni ligjëron martesat e homoseksualëve



Uashingtoni i është shtuar listës së shteteve amerikane që njohin zyrtarisht në mënyrë ligjore martesat nëpërmjet personave të të njëjtit seks.
Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikes u ka dhënë ditën e marte dritën jeshile martesave gej në Shtetin federal të Uashingtonit.
Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë njohu martesat homoseksuale në Uashington ne perputhje me kushtetutën. Ligjërimi i martesave të të njejtit seks u kundërshtua ashpër prej shoqatave të ndryshme, kryesisht me sfond fetar. Këto shoqata kërkuan që ligjërimin e martesave homoseksuale të votohej në një referendum mbarëpopullor. Por ky vendim u hodh poshtë pas aktit të Gjykatës Supreme të Uashingtonit. Pas këtij vendimi, Uashingtoni është shteti i gjashtë që njeh martesat homoseksuale pas Vermontit, Iowa-s, Massachusets-it, Connecticut dhe New Hampshire-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›