E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kouchner: BE nuk do të presë përgjithmonë GJND

Ministri i Jashtëm francez i kërkon Prishtinës dhe Beogradit rifillimin e bisedimeve

Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që të marrin një vendim politik për rifillimin e bisedimeve për çështjet teknike. Ministri francez tha se BE, nuk do të presë përgjithmonë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili sipas tij, nuk mund të ndikojë në qëndrimin e 27 vendeve anëtare të BE, për procesin e zgjerimit. Nuk e di për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, unë nuk e di.

Por një gjë e di sa i përket kësaj këshille. Ajo nuk do të ndikojë mbi 27 vendet anëtare të BE sepse të gjitha këto vende janë plotësisht të lira që ta zgjerojnë sistemin ose jo. Dhe nuk i takon as Gjykatës dhe as Asamblesë së Përgjithshme të OKB që të vendosin për BE. Ata do të vendosin për veten. Por pas qershorit mund të ndodh. Ne do të presim deri në qershor por jo përgjithmonë, nënvizoi Kouchner. Në një intervistë për BBC, ai tha se Beogradi zyrtar duhet të heqë dorë nga qëndrimi i dyfishtë: njëri për rrugën drejt BE dhe tjetri për marrëdhëniet me Kosovën. një vlerësim se cilat janë dallimet që ai ka parë në Beograd dhe Kosovë. Pyetjes nëse ka parë dallime mes Beogradit dhe Kosovës, ai u përgjigj se nuk ka parë dallime në kuptimin material, ku shtoi se çdo gjë duket më e mirë përveç njerëzve, të cilët sipas tij janë të bllokuar. Para luftës, për shumë vjet, kishim një peshë të traditës, dhunës dhe korrupsionit si dhe invazione. Tani më shumë se dhjetë vjet pas, meqë kemi më shumë se dhjetë vjet pas vitit 1999, a është e domosdoshme të presim edhe për një kohë, a është e domosdoshme të jemi të kënaqur? Unë them JO. Ne duhet të shikojmë kah e ardhmja dhe ta zbulojmë atë. Unë besoj se edhe në Beograd edhe në Prishtinë kemi një lloj hapje edhe me fjalë por edhe në shpirtin e njerëzve. Kjo është e tëra që mund të them. U takon atyre që ta zbulojnë drejtimin e tyre dhe jetën e përditshme. Kjo është politikë, meqë çdo gjë këtu është politike dhe ata duhet të marrin një vendim politik nëse duhet të flasin me njëri tjetrin në një kohë tjetër. Unë nuk u kërkova serbëve të pranojnë Kosovën, meqë kjo nuk është kohë e mirë për këtë. Por që të ecin përpara. Sepse unë u thash shumë qartë atyre: mos thoni se ka dy rrugë. Njëra që çon drejt BE-së dhe tjetra që flet për marrëdhëniet me Kosovën. JO! Të dyja rrugët janë paralele dhe do të bashkohen, u shpreh ai ku shtoi se 27 vendet anëtare të BE nuk duan që të krijojnë një tjetër Qipro, një shtet tjetër të ndarë dhe kjo është e pamundur që të besohet. Prandaj Kouchner vlerësoi politikisht të drejtë thënien se nuk ka parakushte, por domosdoshmëri. Gjithashtu ai nënvizoi se BE nuk do të lejojë krijimin e një konflikti të ngrirë në Ballkan. Kouchner vlerësoi se nuk do të ketë parakushte për hyrjen e Serbisë në BE, por do të ketë sipas tij, domosdoshmëri për marrëdhënie të mira. Sipas tij Kosova do të mund ti bashkohet BE pas Serbisë, ose në rastin më të mirë njëkohësisht me të, dhe përçoi porosinë e vendit të tij se Franca do të mbështesë Kosovën në procesin e integrimeve evropiane. Koha e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane me siguri është pas Serbisë, ose së bashku. Franca është shumë e qartë dhe presidenti Sarkozy ishte shumë i qartë kur e priti presidentin Tadiq. Ne jemi në favor që të gjitha vendet e Ballkanit ti bashkohen BE-së. Ne e mbështetëm Serbinë dhe gjithashtu do ta mbështesim Kosovën, vlerësoi ai.


Dialogu i nevojshëm
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner ka qëndruar në komunën e Graçanicës. Ai edhe këtu ka ftuar Beogradin dhe Prishtinën që të nisin procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore. Ngjashëm me mesazhet dhe apelet e bëra në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, edhe ditën e djeshme Kouchner iu drejtua autoriteteve lokale serbe të Graçanicës me mesazhet se normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta lehtësonte rrugën jo të lehtë të këtyre dy vendeve për në Bashkimin Evropian. Që një vend të hyjë në Evropë, duhet ta ketë edhe pëlqimin e 27 vendeve anëtare, tha ministri i Jashtëm francez, duke shtuar se Kosova dhe Serbia së pari e kanë të domosdoshme të dialogojnë. Ky dialog, sipas Kouchner nuk ka kushtëzime, por kërkohet që të dyja vendet të bashkëpunojnë në të mirën e integrimit të tyre dhe të rajonit në BE. Më pas, ai foli edhe për rëndësinë e integrimit të komunitetit serb në kuadër të institucioneve dhe shoqërisë kosovare. Ministri i Jashtëm francez, gjatë dy ditëve të qëndrimit në Kosovë, është pritur nga përfaqësuesit më të lartë shtetërorë të Kosovës, si dhe ata të pranisë ndërkombëtare. Para Prishtinës, ai ka qëndruar edhe në Beograd, ku po ashtu ka apeluar që të nisë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›