E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu nuk merr pjesë në samit me logon UNMIK-Kosovo

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk do të pranojë që të shkojë në konferencën rajonale BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 20 mars në Bërdo afër Kranjës, nëse Kosova ftohet të përfaqësohet nën logon UNMIK/ Kosovo. Këshilltari i presidentit Xhavit Beqiri bëri të ditur se Sejdiu do të marrë pjesë vetëm si presidenti i Republikës së Kosovës dhe në

asnjë mënyrë tjetër. Reagimi i Presidencës së Kosovës erdhi pas shkrimeve të djeshme të mediave serbe se Kosova në atë konferencë do të përfaqësohet nga UNMIK. Madje një e përditshme serbe duke u bazuar në burimet e saj në Bruksel, ka shkruar se presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi tashmë kanë rënë dakord të marrin pjesë në këtë konferencë, dhe se në dokumentet e konferencës Kosova pritet të përfaqësohet me logon UNMIK/Kosovo. Ndërkaq para të pranishmëve në tryezë do të qëndrojë vetëm emri i tyre, dhe jo edhe shteti prej nga vijnë. E përditshmja e Beogradit, në një shkrim të saj pohon të jetë gjetur ilaçi sipas të cilit edhe Beogradi, edhe Prishtina mund të marrin pjesë në Konferencën për Ballkanin në Bërdo afër Kranjit (slloveni). Gazeta citon burime, sipas të cilave Sejdiu dhe Thaçi kanë pranuar emrin e vendit UNMIK/Kosovo, që ka qenë një nga kushtet e Serbisë për të marrë pjesë në këtë konferencë.

Last Updated on E Marte, 02 Mars 2010 22:01

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›