KE thirrje Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi: Mos abuzoni me heqjen e vizave
belge për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga vendet që përfituan së fundmi nga liberalizimi i vizave. Në veçanti i referohem Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Ky fenomen shihet si pasojë e liberalizimit të vizave. Sigurisht që neve do të na duhet të vlerësojmë shtrirjen e rritjes së kërkesave nga këta azilkërkues. Por mund të them me një siguri të arsyeshme se bëhet fjalë për një çështje të rrymave apo presioneve të migrimit si dhe se shumica dërrmuese e këtyre azilkërkuesve vijnë për arsye ekonomike çfarë do të thotë se kanë realisht shanse tepër të vogla suksesi, deklaroi Michele Cercone, zëdhënës i komisioneres Cecila Malmstrom. Reagimi i Komisionit Evropian erdhi disa ditë pas letrës që kryeministri belg i dërgoi komisioneres Malmstrom në lidhje me rritjen e frikshme të numrit të azilkërkuesve nga vendet që përfituan liberalizimin e vizave. Komisioni i bën thirrje këtyre vendeve të respektojnë detyrimet që rrjedhin nga kjo politikë. Kjo gjë i mundëson Komisionit ti përkujtojë autoriteteve kombëtare të vendeve që përfituan nga liberalizimi i vizave se ata janë të detyruara të informojnë qytetarët e tyre për të drejtat por edhe për limitet që burojnë nga liberalizimi i vizave. Pra Komisioni Evropian i bën thirrje urgjente këtyre vendeve të bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të shmangur faktin që qytetarët e tyre të keqkuptojnë apo të keqpërdorin lirinë për të udhëtuar në vendet e BE pa viza. Kjo liri shoqërohet me përgjegjshmëri dhe është thelbësore që të mos abuzohet me rregullat e qarta për të cilat është rënë dakord bashkërisht, shtoi Cercone. Për të diskutuar mbi përgjegjësitë e secilit mbi fenomenin e braktisjes së vendit për të kërkuar azil në Belgjikë, kryeministri belg Yves Leterme viziton më 8 mars Shkupin, i shoqëruar nga sekretari belg i Shtetit për azilin dhe migracionin Melchior Ëhatelet. Ndërkohë që ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere ka ftuar qeverinë e Maqedonisë që të investojë dhe të hapë vende të reja të punës në rajonet e margjinalizuara, banorët e cilëve masovikisht po e braktisin vendin drejt perëndimit, në kërkim të një jete më të mirë. Rritja e numrit të shtetasve të Maqedonisë që po kërkojnë azil në Belgjik është vërtet shqetësuese, deklaroi Fuere. Ai paralajmëroi se së shpejti kryeministri i Belgjikës do ta vizitojë Maqedoninë dhe disa vende të rajonit, për tu njoftuar për së afërmi me këtë situatë. Vërshimi masiv i banorëve të komunës së Likovës dhe Kumanovës drejt vendeve të BE, nxori në sipërfaqe gjendjen e rëndë dhe mosrevitalizimin e këtyre rajoneve, nëntë vite pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001.