E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ministrin britanik Koker

Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një takim me ministrin britanik për policinë Vernon Coaker. Gjatë këtij takimi Berisha i shprehu Coakerit mirënjohjen e tij për ndihmën e dhënë Shqipërisë, si dhe vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe.
INA RAMA-KOKER 

TIRANE- Kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit të Britanisë së Madhe përgjegjës për policinë, krimin dhe sigurinë Vernon Coaker. Gjatë këtij takimi është diskutuar për mbështetjen që Britania i ka dhënë Shqipërisë për reformat në kuadër të antarësimit të plotë në NATO dhe hapat e mëtejshëm të integrimit në BE. Krahas bashkëpunimit mes dy vendeve ministri Britanik Coker është interesuar dhe për ligjin e lustracionit.
Sipas kryeministrit Berisha ligji synon ndarjen nga e kaluara e dhimbshme, megjithatë shtoi kryeministri Gjykata Kushtetuese, përmes disa gjyqtarëve tërësisht në konflikt të hapur interesi ka pezulluar zbatimin e ligjit, duke vendosur një standard të paprecedent në historinë e vendeve të lira. Berisha shtoi se qeveria do te pranojë vendimin e gjykatës. Nga ana tjetër ministri Coaker iu përgjigj Kryeministrit Berisha se është në nderin e qeverisë shqiptare që, megjithëse ligji synon të rivendosë integritetin e moralit shoqëror, ka vendosur ta trajtojë atë në përputhje të plotë me parimet e shtetit ligjor. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›